Telegrafi

Reali favorizon Milanin për Huntelaar

Holandezi do të largohet nga Bernabeu këtë afat kalimtar, ndërsa “AS” njofton se Mbretërit presin që Milani të bëjë ofertë, para se t’i shqyrtojnë ofertat tjera.

Nga ana tjetër, gazeta turke “Sabah” shkruan se Fenerbahce i ka të gatshme 15 milionë euro për Realin dhe nga katër milionë euro për sezon për Huntelaar, nëse ai vendos të kalojë në Turqi.