Në Estadio Santiago Bernabeu, Real Madridi dhe Granada zhvillojnë ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.
Los Blancos janë liderë të kampionatit spanjoll me tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Sevilla, që e ka zhvilluar sfidën e kësaj xhiroje.
Granada është vend të 16-të në renditje me 24 pikë, gjashtë pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga liga.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Robert Moreno kanë bërë përzgjedhjen e skuadrave që do të luajnë nga fillimi.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Marcelo; Modric, Camavinga, Kroos; Rodrygo, Isco, Asensio.
Formacioni startues i Granadas: Maximiano; Quini, German, Torrente, Neva; Collado, Milla, Gonalons, Puertas; Uzuni, Luis Suarez.
/Telegrafi/