Theo Hernandez beson se Real Madridi është ‘klubi më i mirë në botë’ dhe ka falënderuar shokët e tij të ri që e kanë mirëpritur atë në klub.
Mbrojtësi i majtë spanjollë bëri paraqitjen e tij të parë me fanellën e Real Madridit gjatë humbjes në penallti të së dielës ndaj Manchester Unitedit, ku ai fitoi një penallti gjatë ndeshjes.
Hernadnez është parë i lumtur më debutimin e tij te Reali, teksa nuk ka ngurruar të shprehet se janë klubi më i mirë në botë, dhe ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij dhe trajnerin Zidane.
“Çdokush më ka dhënë mirëseardhje të ngrohtë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu me ta, ky është klubi më i mirë në botë”, ka thënë fillimsht Theo për Marca.
“Unë jam mbështetur nga të gjithë shokët e mi dhe sidomos nga spanjollët e tjerë këtu, jam shumë mirë me ta”.
“Para ndeshjes [Zinedine Zidane] më tha të luaja vetëm lojën time; Jam shumë i lumtur që kam luajtur ndeshjen time të parë dhe kam fituar penalltinë”.
“Ne punuam shumë dhe kjo ishte një performancë e mirë. Manchester Unitedi ka luajtur më shumë lojëra, por kemi garuar mirë. U ndjeva rehat, i lumtur. Tani unë duhet të vazhdoj të rritem dhe të mësoj”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/