Telegrafi

Reali është klubi më i pasur në botë

Djajtë e Kuq kanë mbajtur kreun për nëntë vite radhazi, mirëpo Los Blancos tash vlejnë 103 milionë euro më shumë.

Mbretërit vlerësohen dy miliardë e 532 milionë euro, ndërsa Unitedi dy miliardë e 429 milionë euro.

Në vend të tretë është Barcelona që vlerësohet një miliard e 995 milionë euro, pasojnë Arsenali (€1.017bn), Bayern Munichu (€1.005bn), Milani (€725m), Chelsea (€691m), Juventusi (€533m), Manchester City (€529m) dhe Liverpooli (€500m). /Telegrafi/