Real Madridi e ka marrë pozitën e dytë në tabelë falë fitores prej 3-2 kundër Valencias në Santiago Bernabeu.
Protagonist i golit të parë ishte futbollisti kryesor i Los Blancos, Cristiano Ronaldo. Portugezi pranoi një top nga Marcelo, krijoi hapësirë dhe goditi në shënjestër (26’).
Karim Benzema e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire për ta dyfishuar epërsinë (43’). Pas një përplasjeje të Shkodran Mustafit me Aymen Abdennour, një lojtar i Los Che e ktheu topin në zonë ku priste francezi dhe ai e dërgoi në rrjet. Në këtë mënyrë, Reali shkoi në pushim me epërsi prej dy golash.
Në gjysmën e dytë, mysafirët e ngushtuan rezultatin me anë të Rodrigos (55’). Mirëpo, CR7 tregoi klasin e tij për golin e dytë personal (59’). Ai pranoi një top nga James dhe sulmi i tij ishte i pandalshëm.
Gjërat i bëri interesante Andre Gomes duke shënuar edhe golin e dytë për vizitorët (81’). Mirëpo, përjashtimi i Rodrigos me karton të kuq (84’) zbehu mundësitë e tyre për barazimin e rezultatit.
Me këtë fitore, Real Madridi është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 87 pikë, një më pak se lideri Barcelona.
Nga ana tjetër, Atletico Madridi është zhvendosur në vend të tretë pas humbjes nga Levante dhe tashmë e ka humbur edhe matematikisht garën për titullin e La Ligas. /Telegrafi/
1-0: Goli i Cristiano Ronaldo ndaj Valencia CF.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016
2-0: Shkodran Mustafi ngatërrohet me bashkëlojtarin e tij dhe me këtë rast shënon Karim Benzema.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016
2-1: Goli i Rodrigos ndaj Real Madrid C.F..
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016
3-1: Cristiano Ronaldo nuk ndalet, shënon edhe një herë ndaj Valencia CF.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 8 May 2016