Site icon Telegrafi

Reali edhe disa javë pa Pepen

Zinedine Zidane do të vazhdojë të luajë pa mbrojtësin portugez Pepe edhe për disa javë.

I dëmtuar që më 10 dhjetor, Pepe do të vazhdojë të qëndrojë jashtë fushave edhe për të paktën tri javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi madrilen në një komunikatë për shtyp, ku ka theksuar se Pepe është dëmtuar në pulpë.

“Në vijim të analizave mjekësore të kryera nga mbrojtësi portugez, është evidentuar një lesion i shkallës së dytë në këmbën e majtë të Pepe”, thuhet në komunikatë, ku konfirmohet mungesa e lojtarit nesër në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Sevillan. /Telegrafi/

Exit mobile version