Real Madridi nuk ka pasur probleme në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve duke triumfuar në udhëtim te Celticu me rezultat 3-0.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa zhbllokimi i rezultati erdhi në minutën e 56-të, kur Vinicius Junior realizoi pas një harkimi nga Federico Valverde.
Nuk zgjati shumë dhe Luka Modric krijoi hapësirë për ta dyfishuar epërsinë në stilin e tij (60’).
Eden Hazard, i cili e kishte zëvendësuar Karim Benzeman (për shkak të lëndimit) në pjesën e parë, u regjistrua në listën e golashënuesve falë asistimit nga Daniel Carvajal (77’).
Real Madridi merr pikët e plota ndaj Celticut dhe në Grupin F do ta ndajë kreun me Shakhtar Donetskun që triumfoi përballë RB Leipzigut. /Telegrafi/
https://twitter.com/_muhammadyeamin/status/1567250536725991428
https://twitter.com/realmadridlook/status/1567247466705178628
https://twitter.com/CosmosSports17/status/1567253012485181440