Telegrafi

Reali e fillon me këmbë të mbarë, fiton ndaj Getafes në La Liga

(Foto: Getty Images)

Real Madridi e ka filluar sezonin 2018/19 në La Liga me fitore ndaj Getafes me rezultat 2-0.

Los Blancos ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Ishte Gareth Bale ai i cili rrezikoi i pari në takim, por goli erdhi në minutën e 20-të nga Daniel Carvajal.

Dani Carvajal duke festuar golin e tij me Daniel Ceballos (Foto: Getty Images)

Marco Asensio provoi të thellojë epërsinë, por nuk ia doli dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Bale shënoi në minutën e 51-të duke i dhënë kështu Los Balncos qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen.

Festa e Gareth Bale dhe Marco Asensios (Foto: Getty Images)

Në minutat e mbetur loja u zhvillua kryesisht në mesfushë.

Në xhiron e dytë Reali luan kundër Gironas, kurse Getafe ndaj Eibarit. /Telegrafi/