Real Madridi e ka filluar sezonin 2018/19 në La Liga me fitore ndaj Getafes me rezultat 2-0.
Los Blancos ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Ishte Gareth Bale ai i cili rrezikoi i pari në takim, por goli erdhi në minutën e 20-të nga Daniel Carvajal.
Marco Asensio provoi të thellojë epërsinë, por nuk ia doli dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Bale shënoi në minutën e 51-të duke i dhënë kështu Los Balncos qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen.
Në minutat e mbetur loja u zhvillua kryesisht në mesfushë.
Në xhiron e dytë Reali luan kundër Gironas, kurse Getafe ndaj Eibarit. /Telegrafi/