Telegrafi

Reali e Bayerni arrijnë marrëveshje për Ribery?

Sipas faqes nga Munihu, Europolitan.de, të dyja skuadrat kanë arritur marrëveshje verbale, sipas të cilës nga sezoni i ardhshëm, Ribery do ta veshë fanellën e Los Blancos.

Nga ana tjetër, shtypi anglez vazhdon të spekulojë se edhe Chelsea është pranë të sigurojë shërbimet e mesfushorit bavarez, mirëpo vetë lojtari më herët ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin. /Telegrafi/