Telegrafi

Reali e Barca pas Ashley Cole

The Sun njofton se dy gjigantët spanjollë janë duke monitoruar nga pranë situatën e mbrojtësit të krahut dhe janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë funte për shërbimet e tij.

Një burim i ka thënë tabloidit se Cole ka probleme personale dhe nëse ai shkurorëzohet nga gruaja Cheryl, ai do të largohet nga Anglia. /Telegrafi/