Telegrafi

Reali me dy mungesa të mëdha

Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë në garë për La Liga dhe Ligën e Kampionëve, pasi dy nga lojtarët kryesor të saj kanë pësuar lëndime.

Goal raporton se Gareth Bale dhe Keylor Navas kanë pësuar lëndime, ndërsa rrezikojnë të humbin ndeshjet e ardhshme, transmeton Koha.net.

Raportohet se Bale ka pësuar një ndrydhje në gju, ndërsa Navas ka dëmtuar kyçin e këmbës kundër Manchester Cityt. Goal nuk bën të ditur se për sa kohë do të mungojnë.