Neymar me gjasë do të qëndrojë edhe një vit te PSG pasi kaloi në vitin e shkuar nga Barcelona.
Këtë e thotë mediumi ‘Marca’ që është i afërt me klubin mbretëror.
Gazetar shkruan se Neymar ka vendosur përfundimisht të vijojë eksperiencën e tij në Francë te PSG-ja, duke refuzuar t’i bashkohet Realit.
Ka kohë që madrilenët kishin hedhur sytë nga braziliani, të cilin e shikonin si e tashmja, por edhe e ardhmja e sulmit.
Krejt kjo pasi Ronaldo nuk i ka mbetur kohë që të tërhiqet.
Reali ishte i gatshëm që të paguante shifra të mëdha për kartonin e tij.
Gjithsesi Neymar ka vendosur të qëndrojë ende në Paris dhe këtë ia ka konfirmuar edhe trajnerit të ri të PSG-së, Thomas Tuchel.
Dyshja kanë pasur një takim dhe është vendosur që braziliani të qëndrojë në klub. /Telegrafi/