Telegrafi

Reali do të ofrojë 60 milionë për Rooneyn

Daily Star shkruan se gjiganti spanjoll e ka shndërruar sulmuesin anglez në cakun numër një të verës së ardhshme. United planifikon të fillojë negociatat për kontratë të re me Rooneyn muajin e ardhshëm dhe pritet t’i ofrojë 170 mijë funte në javë.

Por Madrid shpreson të ndryshojë mëndjen e Rooneyt para nënshkrimit të marrëveshjes dhe planifikon të bëjë të njëjtën gjë që bëri me Cristiano Ronaldon verën e kaluar, duke ofruar një shumë të majme parash, plot 60 milionë funte./Telegrafi/