Telegrafi

Reali do të kërkojë Mourinhon?

Mourinho vazhdon të mbetet ende një emër i lakuar për postin e trajnerit të Realit, përkundër mbështetjes së treguar për Manuel Pellegrinin.

“Nëse Reali dëshiron një trajner për sezonin e ardhshëm, atëherë duhet të kërkojë më të mirin dhe sigurisht se do ta kërkojë Mourinhon, që është më i miri. Massimo Moratti do të duhet të përpiqet shumë që ta mbajë portugezin në Meazza”, tha Bronzetti.

Ernesto Bronzetti është njeriu që para më shumë se një viti kishte parashikuar transferimin e Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Kaka te Real Madridi, gjë që për atëkohë dukej e pabesueshme, por që më vonë doli të jetë e vërtetë. /Telegrafi/