Telegrafi

Reali do ta paguajë shumën e kërkuar për Alonson

Përfaqësuesit e të dyja skuadrave janë takuar, ndërsa “The Liverpool Daily Post” njofton se Los Blancos janë pajtuar të paguajnë 35 milionë euro për Alonson, si edhe do të paguajnë edhe 2.5 milionë shtesë, në bazë të performancave të lojtarit.

“Ky takim na ka shërbyer për t’i nxjerrë letrat në tavolinë. Nevojiten edhe bisedime tjera”, ka thënë drejtori menaxhues i Liverpoolit, Christian Purslow.