Telegrafi

Reali me disa mungesa ndaj Club Brugge, formacionet e mundshme për takimin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid dhe Club Brugge do të përballen sot nga ora 18:55 në Santiago Bernabeu në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve.

Zinedine Zidane ka marrë vendim që për këtë takim t’i pushojë Gareth Balen dhe James Rodriguezin, mirëpo do t’i kenë disa mungesa të tjera.

Alvaro Odriozola, Brahim Díaz, Mariano Díaz dhe Rodrygo Goes mbesin jashtë po ashtu sikurse edhe Ferland Mendy që është i lënduar.

Marcelo dhe Isco janë kthyer pas dëmtimit dhe do të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Brugge.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Hazard

Formacioni i mundshëm i Club Brugge: Mignolet; Deli, Mitrovic, Mata; Ricca, Rits, Vanaken, Vormer, Diatta; Dennis, Okereke. /Telegrafi/