Skuadra e Flamengos po përkujdeset mjaftë mirë për supertalentin Vinicius Junior, i cili në sezonet e ardhshme do të luajë për Real Madridin.
Së fundi, AI ka marrë ftesën e kombëtares së tij U17 që të luajë në kupën e Botës.
Por, skuadra e Real Madridit së bashku me Flamengon e kanë refuzuar këtë ftesë të kombëtares braziliane.
Trajneri i Flamengos, Reinaldo Rueda ishte ai që e konfirmoi se Vinicius nuk do ti bashkohet Brazilit U17.
“Për shkak të lodhjes dhe si kryesori që ta nxjerrë skuadrën nga momentet e këqija që po kalojmë në kampionatin Brazilian të futbollit, menduam që lojtari mos të shkojë në botëror”, tha Rueda.
Kujtojmë se edhe vet drejtuesit e Federatës së Futbollit të Brazilit kanë qenë në zyret e Flamengos për ta bindur lojtarin, por nuk kanë arritur ta bëjnë këtë. /Telegrafi/