Real Madridi kurrsesi të gjejë vazhdimësinë në La Liga.
Los Blancos barazuan me rezultat 2-2 ndaj Levantes, edhe pse merituan më shumë nga ky takim në bazë të asaj çka treguan në fushë.
Së pari në këtë takim shënoi Sergio Ramos në minutën e 11-të pas asistimit nga Toni Kross.
Por, në minutën e 42-të vendasit barazuan rezultatin me anë të Emmanuel Boateng. Në minutën e 64 provoi Cristiano Ronaldo, ndërsa Ramos në minutën e 75-të.
Ishte Isco ai që shënoi në minutën e 81-të pas asistimit nga Karim Benzema.
Në minutën e 90-të në skenë doli i sapotransferuari Giampaolo Pazzini dhe barazoi rezultatin në 2-2.
Pas këtij barazimi Real Madridi vazhdon në vendin e katër me 39 pikë, një më oak se Valencia në vendin e tretë dhe shtatë se Atletico në pozitën e dytë. Levante renditet në vendin e 17-të me 20 pikë.
Reali ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Socidedadit, kurse Levante ndaj Valencias.
Për këtë takim nuk ishte i ftuar shqiptari Armando Sadiku, kurse Enis Bardhi ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G4bCkFGlGmk