Telegrafi

Reali dëshiron Maiconin, jo Ibrahimovicin

Kohë më parë është spekuluar që Los Blancos janë të interesuar për sulmuesin zikaltër, Zlatan Ibrahimovic, por edhe pse kjo është e vërtetë, Florentino Perez nuk dëshiron të shpenzojë një tjetër shumë të madhe parash (afër 70 milionë euro) për sjellë Ibracadabran në Bernabeu.

Për këtë arsye Reali do t’i përqendrojë të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit brazilian për të cilin do të ofrojë 25 milionë euro, edhe pse çmimi fillestar që ia kanë vënë Nerazzurët është 40 milionë euro.