Telegrafi

Reali dëshiron Herreran

Real Madridi është duke menduar që gjatë afatit kalimtar të verës të transferojë mesfushorin Ander Herrera nga Manchester Unitedi.

Caku kryesor i Mbretërve është Paul Pogba i Juventusit, por spanjollët nuk janë të bindur se francezi mund të përfundojë në Madrid gjatë verës.

Si alternativë për Pogban, Reali është duke e menduar transferimin e Herreras, transmeton Koha.net.

Fichajes raporton se 26-vjeçari do të kërkojë largimin nga Old Traffordi nëse Unitedi dështon të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.