Telegrafi

Reali bindës në triumfin ndaj Alaves

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 03: Substitute Mariano of Real Madrid replaces Karim Benzema during the La Liga match between Real Madrid CF and Deportivo Alaves at Estadio Santiago Bernabeu on February 03, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi i ka shënuar tre gola në portën e Deportivo Alaves, në ndeshjen e javës së 22-të në La Liga që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Pas disa rasteve të krijuara nga vendasit, rezultati u zhbllokua në minutën e 30-të, kur Sergio Reguilon asistoi te Karim Benzema dhe francezi realizoi.

Benzema e shënoi golin e parë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërkohë që rastet nuk munguan edhe në vazhdim të lojës.

Goli i dytë erdhi në minutën e 80-të. Vinicius Junior pranoi një top nga Marco Asensio dhe shënoi me një goditje brilante.

Mariano Diaz, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, e gjeti golin pas një harkimi nga Alvaro Odriozola në minutat shtesë (90’+1).

Mariano u regjistrua në listën e golashënuesve (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është në vend të tretë në tabelë me 42 pikë, dy më pak se Atletico Madridi që është në vend të dytë dhe tetë më pak se lideri Barcelona.

Deportivo Alaves është në vend të shtatë në tabelë, vetëm katër pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Sevilla.

Në xhiron e ardhshme, Los Blancos zhvillojnë derbin lokal ndaj Atleticos, kurse Alaves është nikoqir i Levantes. /Telegrafi/