Telegrafi

Reali bën ofertë për Kolarov

Kolarov kërkohet nga Reali si zgjidhje për problemet në krahun e majtë të mbrojtjes, por Gazzetta dello Sport shkruan se oferta prej 20 milionë eurosh është hedhur poshtë nga presidenti i klubit italian, Claudio Lotito.

Trajneri i Lazios, Davide Ballardini, megjithatë dje tha se ai pret që Kolarov të largohet nga klubi, me edhe Interin e interesuar për të.

Ndërkohë, Juventus së fundi raportohet se ka ofruar 6 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Realit, Royston Drenthe./Telegrafi/