Telegrafi

Reali bën gati 132 milionë për Rooney dhe Gerrard

Gerrard është shumë pranë kalimit te Real Madridi, pas një sezoni jo të këndshëm me Liverpoolin. Por Mourinho nuk duket të jetë i kënaqur vetëm me të dhe dëshiron të analizojë dhe mundësinë e transferimit të Rooneyt.

Mourinho pritet të ofrojë 36 milionë euro për Gerrardin, ndërsa 96 milionë euro për Rooneyn, që do të tejkalonte rekordin e Ronaldos, ndërsa thuhet se ky i fundit do të përdoret si mjet për ta bindur Rooneyn të largohet nga Old Trafford. /Telegrafi/