Telegrafi

Reali bën fillimin më të keq ndonjëherë në Ligën e Kampionëve

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka regjistruar fillimin më të keq ndonjëherë në Ligën e Kampionëve pas barazimit të të martës ndaj Club Brugge.

Pas turpërimit në xhiron e parë nga Paris Saint-Germaini në Parc de Princes (3-0), Los Blancos u kthyen nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar (2-2) në shtëpi ndaj klubit belg.

Lexo po ashtu Reali bën fillimin më të keq ndonjëherë në Ligën e Kampionëve

Edhe pse e shmangën humbjen, Mbretërit shënuan një fillim më të keq në histori të klubit në garën më të madhe evropiane për klube.

Asnjëherë më parë gjatë formatit aktual (që nga sezoni 1992/1993), Reali nuk i ka zhvilluar dy xhiro pa e fituar asnjërën prej tyre (një humbje, një barazim).

Një statistikë tjetër për Los Blancos është se për herë të parë që nga sezoni 2006/2007 janë rikthyer nga deficiti prej dy golash për të nxjerrë një pikë (për herë të fundit e kanë bërë në dhjetor 2006 kundër Dynamo Kiev). /Telegrafi/