Real Madridi ka regjistruar fillimin më të keq ndonjëherë në Ligën e Kampionëve pas barazimit të të martës ndaj Club Brugge.
Pas turpërimit në xhiron e parë nga Paris Saint-Germaini në Parc de Princes (3-0), Los Blancos u kthyen nga disavantazhi prej dy golash për të barazuar (2-2) në shtëpi ndaj klubit belg.
Edhe pse e shmangën humbjen, Mbretërit shënuan një fillim më të keq në histori të klubit në garën më të madhe evropiane për klube.
0 – Real Madrid have failed to win their opening two games to a Champions League season for the first time ever (D1 L1). Challenge. pic.twitter.com/o7Zjmau283
— OptaJose (@OptaJose) October 1, 2019
Asnjëherë më parë gjatë formatit aktual (që nga sezoni 1992/1993), Reali nuk i ka zhvilluar dy xhiro pa e fituar asnjërën prej tyre (një humbje, një barazim).
Një statistikë tjetër për Los Blancos është se për herë të parë që nga sezoni 2006/2007 janë rikthyer nga deficiti prej dy golash për të nxjerrë një pikë (për herë të fundit e kanë bërë në dhjetor 2006 kundër Dynamo Kiev). /Telegrafi/