Real Madridi është skuadra e radhës që i është bashkangjitur garës për Nicolas Pepen.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Lillen në Ligue 1.
23-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 30 takime, shifra që ia kanë ngritur edhe çmimin e tij.
E falë kësaj forme të mrekullueshme të yllit të tyre, Lille ditë më parë ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurove nga një skuadër kineze.
Qëllimi i klubit është që ta shesë sulmuesin e tyre në njërën nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Kampionët aktual të Evropës po e shohin lojtarin si zëvendësuesin adekuat të Gareth Bale që pritet të largohet në verë.
Los Blancos për t’i fituar shërbimet e sulmuesit anësorë duhet të paguajë rreth 80 milionë euro tek skuadra franceze.
Transferimi i tij nuk do të jetë fare i lehtë, pasi për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera të mëdha.
Bayern Munich, Barcelona, Arsenal, Manchester City, Manchester United, Tottenham e Chelsea janë ekipet tjera të interesuara për të. /Telegrafi/