Telegrafi

Reali i bashkohet garës për Brandt

Javier Hernandez and Julian Brandt of Bayer Leverkusen celebrate during the Bundesliga match at BayArena, Leverkusen Picture by EXPA Pictures/Focus Images Ltd 07814482222 30/04/2016 ***UK & IRELAND ONLY*** EXPA-EIB-160430-0118.jpg

Talenti i jashtëzakonshëm gjerman, Julian Brandt po kalon momentet e fundit në Bayer Leverkusen.

20-vjeçari ka shpërthyer me lojëra të mira në dy vitet e fundit me fanellën e Leverkusenit në kampionat dhe garat evropiane.

Kësisoj ai është bërë ndër lojtarët më të kërkuar për afatin kalimtar të verës.

Së fundmi garës iu ka bashkuar edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Brandt ka një kontratë me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2019.

Mirëpo ‘Los Blancos’ kanë dërguar disa agjentë për ta parë nga afër reprezentuesin gjerman.

Për yllin e Leverkusen interesim kanë shprehur edhe Milan, Juventus, Inter, Liverpool, Arsenal dhe Manchester City. /Telegrafi/