Real Madridi ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve.
Goli erdhi nga Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë në minutën e 45-të. Vlen të theksohet se paraprakisht portugezi kishte dy shanse të mira për gol.
Me këtë rast CR7 bëhet lojtari i parë në histori të LK-së që shënon 100 gola për një klub.
Vlen të theksohet se këtë numër të golave e ka arritur vetëm në 95 ndeshje.
Golin për PSG-në e shënoi Adrien Rabiot. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ycQh-pi8rTA&feature=youtu.be