Site icon Telegrafi

Reali barazon rekordin historik të Bayern Munichut

Getty Images

Real Madridi e ka shkruar emrin edhe në një tjetër libër historik në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Los Blancos e kanë barazuar rekordin e Bayern Munichut duke shënuar në 61 ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Kjo ishte e pritur, Reali takohet me Juven në finale të Ligës së Kampionëve (Video)

Mbretërit pranuan dy gola në pjesën e parë nga Los Rojiblancos, mirëpo Isco shënoi golin që ia humbi shpresat ekipit të Diego Simeones.

Dhe pikërisht ky gol barazoi rekordin e Bayernit që kishte zgjatur nga 16 marsi 2013 deri më 5 prill 2014.

Hera e fundit që Reali nuk ka shënuar ishte në ndeshjen kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve në prillin e kaluar.

Nëse arrijnë që të shënojnë kundër Sevillas në fundjavë, Mbretërit do ta thyejnë rekordin që tash e ndajnë me bavarezët dhe do të vënë rekordin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version