Telegrafi

Reali barazon me Al-Ittihad

Mbretërit ende kanë nevojë të përshtaten në fushë, sidomos pas ardhjes së lojtarëve të rinj dhe këto ndeshje parasezonale do t’u ndihmojnë për t’ia arritur qëllimit.

Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), kapiteni legjendar Raul shënoi golin e parë në ndeshje, mirëpo Aboucherouane nuk lejoi që Los Blancos të dalin fitues nga ky takim duke e mposhtur Dudekin (65’).