Telegrafi

Reali arrin marrëveshje me Di Maria?

Pavarësisht interesimit nga Manchester City, Chelsea dhe Manchester United, “Ole” shkruan se Real ka arritur marrëveshje me Benfican për Di Maria, që do t’i kushtojë klubit spanjoll 34.5 milionë euro. Kjo shumë është e rekord në futbollin portugez.

Di Maria iu bashkua Benficas për 8 milionë euro tre vite më parë nga Rosario Central. Benfica tashmë ka kompletuar zëvendësimin e Di Marias, i cili është Nicolas Gaitan nga Boca Juniors. /Telegrafi/