Telegrafi

Reali afër marrëveshje së re me Pepe

Menaxheri gjeneral i klubit spanjoll Jorge Valdano është takuar tashmë disa herë me agjentin e Pepe, Jorge Mendes, dhe ata thuhet se janë afër për të vazhduar marrëveshjen.

Sipas mediave spanjolle, Pepe do të ketë një ngritje të dukshme të pagës së tij prej 1 milionë funte, ndërsa marrëveshja, e cila skadon në vitin 2012, do të vazhdohet edhe për dy ose tre vite të tjera./Telegrafi/