Telegrafi

Reali, 50 milionë për Shweinin?

Real Madridi është që një kohë të gjatë në kërkim të një mesfushori stabil qendror, me emra të lakuar si Steven Gerrard e Javi Martinez, por tani duket se prioritet në listën e Jose Mourinhos është mesfushori i Bayernit.

Sipas televizionit publik gjerman ARD, Reali ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për transferimin e Shweinit. Mirëpo, njoftohet se Bayerni tashmë e ka refuzuar këtë ofertë, pasi që baverezët nuk do të lejojnë që Shweinsteiger të largohet. /Telegrafi/