Real Madrid, përkatësisht portieri kostarikan do të thyejë një rekord në Ligën e Kampionëve.
Nëse Los Blancos nuk pëson gol në 28 minutat e para të ndeshjes së sotme kundër Romës në Ligën e Kampionëve, atëherë do të hyjë në analet e Ligës së Kampionëve si portieri me kohëzgjatjen më të madhe në histori të saj që nuk ka pësuar gol
Navas në shtatë ndeshjet e deri tanishme të Ligës së Kampionëve nuk ka pësuar asnjë gol, transmeton Telegrafi.
Dhjetë herë fituesi i ligës më prestigjioze evropiane për klube përgjatë 630 minuta lojë nuk ka pësuar gol.
Navas në këtë formë do të ngjitet në pozitën e dytë, të cilën e mban Van der Saar, i cili e zotëron këtë rekord që nga viti 1995-96 kur ishte pjesë e Ajax Amsterdamit.
Ndërsa në pozitën e parë me 995 minuta pa pësuar gol gjendet Arsenalli i vitit 2005/06, kur në port ishin Jens Lehmann dhe Manuel Almunia. /Telegrafi/