Telegrafi

Real, United dhe Chelsea interesesohen për Vargas

Fiorentina mund të jetë e kënaqur nga forma momentale dhe progresi në Ligën e Kampionëve, por Viola vazhdon të shqetësohet nga interesimi shumë i madh i ekipeve më të mëdha evropiane për yllin e klubit, Vargas.

26-vjeçari peruan, i cili luan përgjatë gjithë krahut të majtë, mund të thuhet se për momentin është futbollisti më i mirë i Fiorentinës. Për të Viola i pagoi 12 milionë funte kipit të Cattania kur e transferoi verën e kaluar, pasi më herët shiti Filipe Melon te Juventusi për një shumë dyfish më të madhe.

Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United raportohet se janë të gatshme të ndajnë rreth 25 milionë funte për Vargas. Megjithatë nëse Fiorentina do të vendosë ta shesë apo ta mbajë mbetet të shihet deri në fund të sezonit./Telegrafi/