Telegrafi

Real synon transferimin e Fekir, gati oferta e lartë në drejtim të Lyonit

Nabil Fekir. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Nabil Fekir është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori francez ka shkëlqyer me fanellën e Lyonit në tri vitet e fundit si në Ligue 1 ashtu edhe në garat evropiane.

Me rikthimin e Zinedine Zidanes në krye të Real Madridit, lojtari mund të transferohet në Santiago Bernabeu.

Nabil Fekir. (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Trajneri francez e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojën bashkëkombësit të tij dhe po e kërkon në Real Madrid.

Sipas medieve spanjolle, Los Blancos janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e lojtarit.

Për Fekir interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si Liverpool, Arsenal e Chelsea si dhe gjiganti gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/