Telegrafi

Real Sociedad – Real Madrid, formacionet zyrtare

Real Sociedadi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafirë të baskëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në La Liga, e cila zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin Anoeta.

Skuadra e Zinedine Zidanes vjen nga një fitore e ngushtë ndaj Villarrealit dhe synon ta vazhdojë këtë formë edhe pse nuk ka ndonjë objektiv.

Në anën tjetër, vendasit kanë dy fitore radhazi dhe presin fitoren e radhës pasi synojnë të rrëmbejnë një pozitë që i dërgon në Ligën e Evropës.

Zidane ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa trajneri i vendasve luan me më të mirët.

Real Sociedad: Rulli; Zaldua, Moreno, Llorente, Munoz; Pardo, Zubeldia, Merino; Berrenetxea, Willian, Oyarzabal

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Nacho, Vallejo, Marcelo; Isco, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Brahim.

/Telegrafi/