Telegrafi

Real Sociedad – Real Madrid: Formacionet zyrtare, Januzaj nga fillimi

Real Sociedadi dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Mbretërit janë mysafirë të Sociedadit në ndeshjen e cila pritet të filloj nga ora 20:45 në stadiumin Anoeta.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes vijnë nga dy barazime radhazi në këtë ndeshje dhe duan t’i marrin tri pikët nga përballja ndaj Sociedadit edhe pse kanë shumë mungesa në formacion.

Në anën tjetër, Sociedadi po përjeton një super-formë me tri fitore nga tri ndeshjet dhe duan ta vazhdojnë këtë formë me rezultat pozitiv ndaj Realit.

Real Sociedad: Rulli – Odriozola, Llorente, Aritz, Rodrigues – Illarramendi, Zurutuza, Xabi Prieto – Januzaj, Willian, Canales

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Theo; Modric, Casemiro, Isco; Bale, Mayoral, Asensio. /Telegrafi/