Telegrafi

Real Sociedad 1-2 Real Madrid, nota e Adnan Januzajt dhe lojtarëve të tjerë

Real Sociedad vs Real Madrid (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka fituar 2-1 në udhëtim te Real Soecidadi në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Golat për Los Blancos i realizuan Sergio Ramos nga penalltia dhe Karim Benzema, ndërsa për vendasit shënoi Mikel Merino.

Real Madridi ishte më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.68, derisa Sociedadi u vlerësua me 6.33.

Lexo po ashtu Me pikë të njëjta me Barcelonën, Real Madridi merr kreun e tabelës së La Ligas me fitoren ndaj Sociedadit

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Vinicius Junior që u notua me 7.8.

Adnan Januzaj që shënoi një supergol, por që u anulua si pozitë jashtë loje, u vlerësua me notën kaluese 6.2.

Lexo po ashtu Supergol nga Adnan Januzaj ndaj Real Madridit – por fatkeqësisht anulohet

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Martin Odegaard që u notua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

/Telegrafi/