Real Madrid ka filluar me fitore sezonin e ri të kampionatit spanjoll, La Ligas.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane ka shënuar fitore në xhiron e parë ta La Ligas, duke mposhtur Real Sociedadin në udhëtim me rezultat 3:0.
Golat për ‘mbretërit’ u shënuan nga ylli uellsian, Gareth Bale, i cili njërin shënoi në minutën e dytë dhe tjetrin në minutën e 94-të, teksa goli tjetër u shënua nga talenti spanjoll, Marcio Asensio, i cili gjeti rrjetën në minutën e 40-të.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e lojtarëve të të dyja skuadrave.
Sipas kësaj faqe, futbollisti më i notuar është Gareth Bale, me notën 8.9, ndërsa me notën më të dobët ishte sulmuesi i Sociedadit, Juanmi, me notën 5.9. /Telegrafi/
Real Sociedad:
Real Madrid: