Site icon Telegrafi

Real Madridit nuk i ka pëlqyer vendimi i Luka Modric për Kroacinë, ai rrezikon kontratën e re

Luka Modric refuzoi një ofertë të pasur nga Al-Nassr dhe nuk dëshiron të kalojë te klubi i Cristiano Ronaldos, sipas mediave spanjolle.

Në të njëjtën kohë, ata shkruajnë për angazhimin e tij në kombëtaren kroate dhe vënien në dispozicion të trajnerit Zlatko Dalić dhe theksojnë se kjo është një lëvizje që nuk ka ngjallur simpati te Real Madrid.

Ai ka një kontratë me gjigantin madrilen deri në fund të sezonit. Ky nuk është problem për Marcan, autorët e saj shkruajnë se e pret një e re dhe për këtë e ka refuzuar pasanikun nga Arabia Saudite.

Por sipas Mundo Deportivo, rinovimi nuk është i sigurt. Klubi shpresonte se Modrić do të ngadalësonte aktivitetet e tij për kombëtaren kroate në mënyrë që të ishte i freskët dhe të përpiqej të shmangte lëndimet e mundshme.

Lexo po ashtu Cancelo për formacionin më të mirë: Unë e dua Messin dhe Mbappen, por Modric është diçka tjetër

“Modric, kapiteni i Kroacisë, jo vetëm që nuk mendon të largohet nga kombëtarja, por dëshiron të luajë edhe në Evropianin e vitit 2024. Real Madridit nuk i pëlqeu kjo dhe mund të ndikojë në zgjatjen e kontratës së tij. Nuk është e konfirmuar, por është një thashetheme që vjen nga ambienti i Realit”, shkuan Mundo Deportivo.

Të njëjtën gjë ka shkruar edhe mediumi tjetër i njohur AS.

Modriç do të festojë ditëlindjen e tij të 38-të në shtator./Telegrafi/

Exit mobile version