Telegrafi

Real Madridi zbulon listën me lojtarët e ftuar për takimin ndaj Eibarit

Real Madridi do të jetë nikoqir i Eibarit për takimin që do të zhvillohet nesër (e diele) në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 19:30, do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu, me Los Blancos që cilësohen si favoritë.

Zinedine Zidane do t’i ketë lojtarët kryesor në dispozicion, e që shpreson të marrë fitoren e parë pas rikthimit të futbollit që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit.

Më poshtë mund të shikoni lojtarët që ka fituar trajneri francez për këtë takim:

Portierët: Courtois, Areola, Altube.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Ramos, Varane, Marcelo, Mendy, Hernandez.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, James, Isco.

Sulmuesit: Hazard, Benzema, Bale, Asensio, Brahimi, Vinizius, Rodrygo. /Telegrafi/