Klubi spanjoll, Real Madridi ka zbuluar gjatë ditës së sotme (e enjte) fanellat e dyta apo ato që njihet për ndeshjet si mysafir për sezonin 2021/22.
Disa javë pasi Los Blancos lëshuan fanellat e tyre për ndeshjet si vendas për sezonin e ardhshëm, ata tani kanë lëshuar fanellën e tyre mysafire.
Fanella e re është kryesisht e kaltër e errët me modele të kaltra më të lehta – duke shfaqur shigjeta dhe disa vizatime të ndryshme.
🎨 Born out of creativity.
👕 Our new 2021/22 @adidasfootball away kit.
🛒 https://t.co/O5NGd4kgI7#ThisIsGrandeza pic.twitter.com/00ly8eAiDB— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 5, 2021
Tri vijat e Adidas-it në krahë dhe jaka janë ngjyrë portokalli, ndërsa stema dhe reklama para fanellës janë ngjyrë e bardhë.
Kapiteni i klubit, Marcelo është njëri nga ata që reklamuan fanellën e re, së bashku me zëvendësin e tij, Karim Benzema dhe mbrojtësin Ferland Mendy.
✨ Creativity travels without limits.#ThisIsGrandeza | @adidasfootball
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 5, 2021
Pantallonat e shkurtra janë gjithashtu blu e errët dhe portokalli, si dhe çorapet me të njëjtin model.
Kompleti i fanellave tashmë është i disponueshëm në dyqanin e Real Madridit, por nga shitoret zyrtare të klubit, fanella më e lirë për të rritur është 90 euro. /Telegrafi/
🤔🔠 Whose name are you getting on the back of your new away shirt?
🔵 @adidasfootball | #ThisIsGrandeza 🟠 pic.twitter.com/HE1fQv5Rav— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 5, 2021
🔥 Our 🆕 2021/22 @adidasfootball away kit is coming to #FIFA22!
@EASPORTSFIFA | #PoweredByFootball | #ThisIsGrandeza pic.twitter.com/4SnHNsxb4a— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 5, 2021