Telegrafi

Real Madridi vetëm barazim ndaj Villarrealit si mysafir

Real Madridi ka marr një barazim ndaj Villarrealit (1-1) në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.

Mbretërit e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të shënonin që në minutën e dytë.

Mariano mori një top nga Daniel Carvajal dhe e ktheu në gol për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli gjëra të mëdha, ndërsa pjesa e dytë ishte më aktive.

Shifrat u barazuan në minutën e 76-të, kur Villarreali fitoi penallti.

Gerard Moreno ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1.

Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat u desh të pajtohen me barazim.

Villarreali mban pozitën  dytë me 19 pikë, ndërsa Real Madridi bie në vendin e katërt me 17 pikë. /Telegrafi/