Telegrafi

Real Madridi me vështirësi ndaj Plzenit

Marcelo, ndër më të mirët . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi ka fituar me rezultat të ngushtë ndaj Plzen me rezultat 2-1.

Mbretërit nuk po kalojnë formë të mirë dhe kjo u vërejt edhe sot ndaj çekëve.

Karim Benzema shënoi gol në minutën e 11-të, që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Karim Benzema . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Pjesa e dytë solli dy gola.

Ishte Marcelo që shënoi për 2-0 në minutën e 56-të për t’i dhënë qetësi skuadrës.

Marcelo i Real Madrid . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Por cekët nuk u dorëzuan.

Patrik Hrosovsky shënoi në minutën e 79-ë, për t’i bërë interesant minutat e fundit.

Patrik Hrosovsky . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Por deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi arriti ta marr fitoren e dytë në grupe, duke shkuar në gjashtë pikë. /Telegrafi/