Site icon Telegrafi

Real Madridi vendos kufijtë për Kylian Mbappen

Real Madridi e di se ka një kufi dhe do ta respektojë atë. Klubi mbretëror, krahas kërkimit të suksesit sportiv, vendos si objektiv prioritar mos rrezikimin e të ardhmes ekonomike të institucionit dhe ruajtjen e një rregulli minimal në dhomat e zhveshjes, pra që askush të mos jetë mbi grupin ose të paktën në një situatë që mund të prishë harmoninë e ekipit. Këtij rregulli nuk i shpëton as Kylian Mbappe dhe askush tjetër. Këtë mund ta dëshmojnë Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe shumë të tjerë.

Strategjia e Real Madridit nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të hesht nga jashtë, megjithëse brenda tashmë është folur për sulmuesin e PSG-së dhe të ardhmen e tij të mundshme.

Hapat janë duke u hedhur në drejtimin e duhur, por siç dihet, në fund është gjithmonë vendimi i francezit, megjithëse ditët e fundit ka optimizëm për të bërë bashkë Vinicius Jr, Rodrygo Goes, Mbappe, Jude Bellingham dhe të tjerë yje në të njëjtën fanellë.

Pa qenë në gjendje të japë shifra për një ofertë të supozuar që Real Madridi mund të bëjë pasi rruga të jetë plotësisht e qartë, ajo që gazeta Marca mund të sigurojë është se Mbappe, do të marrë një ofertë të rëndësishme në të njëjtin nivel me më të mirët e Real Madridit aktual.

Lexo po ashtu Fundi i armëpushimit: Mbappe ka gati njoftimin dhe Real Madridi tashmë është i përgatitur për goditjen

Ai do të duhet të heqë dorë nga shumë para që merr aktualisht në PSG dhe të dijë dhe të pranojë se klubi dhe zhveshtorja janë mbi gjithçka dhe mbi të gjithë.

Rruga e heqjes dorë nga paratë u shënua nga Bellingham, kur klubet e Ligës Premier hodhën shumë para në tavolinë, por anglezi vuri në rend të parë interesin sportiv dhe emocional që i ofroi Real Madridi. Muaj më vonë ai nuk e fsheh lumturinë e tij për atë vendim.

Sulmuesi francez dhe shoqëruesit e tij e dinë se Real Madridi merr pjesë në të drejtat e imazhit të lojtarëve dhe trajnerëve dhe atje ai gjithashtu do të duhet të dorëzohet dhe të pranojë besimin e Madridit, në rast se dëshiron të realizojë dëshirën që kishte si fëmijë për të luajtur në Santiago Bernabeu.

Të gjithë presin përgjigjen e Mbappes për të ardhmen e tij. Aq sa një publikim në rrjetet sociale të Real Madrid në mëngjesit të së enjtes shërbeu për të ndezur thashethemet për të ardhmen e francezit, derisa u njoftua se ishte njoftimi i sponsorizimit të kompanisë HP.

Ai që foli ishte Luis Enrique dhe përmbushi skenarin e shkruar të çdo trajneri dhe aq më tepër kur flet për një yll. Spanjolli e hodhi topin duke thënë se nuk i kishte thënë asgjë për vendimin e tij.

Momenti i së vërtetës

Ndërkohë që ish-trajneri spanjoll po fliste, te PSG, drejtuesit e saj vazhdojnë të pajtohen me idenë që të mos e kenë sulmuesin francez nga 30 qershori i ardhshëm.

Mbappe ka shumë cilësi dhe ndër to është se çdo vit i bën të gjithë t’i kushtojnë vëmendje vendimit të tij. Me përfundimin e muajit janar, vjen koha që ish-kampioni i botës me Francën të sqarojë çdo lloj dyshimi që mund të ekzistojë mes vazhdimësisë ose jo në skuadrën parisiene.

Real Madridi mori mësime nga ajo që ndodhi në vitin 2022 dhe e di se është e nevojshme të mbetet shumë i kujdesshëm me gjithçka që ndodh rreth francezit, por ajo që duket e qartë, siç e kuptojnë ata në Francë , është se e ardhmja e sulmuesit nuk kalon më nëpër Parc des Princes. /Telegrafi/

Exit mobile version