Telegrafi

Real Madridi i vendos klauzolë të ‘çmendur’ Valverdes në marrëveshjen e re

Real Madridi para pak çastesh njoftoi se kanë arritur marrëveshje me Federicio Valverden për rinovimin e kontratës.

Lojtari do të qëndrojë edhe për gjashtë vite me Los Blancos, duke nënshkruar kështu deri në vitin 2027.

Por, se është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën spanjolle, e tregon edhe klauzola e tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi arrin marrëveshje me Valverden për rinovimin e kontratës

Sipas asaj që raporton Goal.com, Valverde ka klauzolë lirimi për një miliard euro, e që është një shumë e paarritshme për skuadrat evropiane.

Mesfushori u transferua te Real Madridi në vitin 2016 nga skuadra uruguaiane, Penarol si një talën premtues.

Ndër vite, ai arriti të shfaqte cilësitë e tij te Real Madridi Castilla, më pas shkoi në huazim te Deportivo la Coruna dhe u rikthye sërish në skuadrën e Castillas.

Nga viti 2018, ai u bë pjesë e skuadrës së parë, duke arritur që të jetë tashmë pjesë e rëndësishme e skuadrës. /Telegrafi/