Askush nuk ka arritur më shumë në gjysmëfinalet e Kupave Evropiane sesa 30 herë të Real Madridit. Në fakt, asnjë skuadër nuk është as afër këtij rekordi.
Bayern Munich është në vendin e dytë në listë me 21 paraqitje në gjysmëfinale evropiane, pasuar nga 16 paraqitje të Barcelonës dhe 12 të Milanit.
Në vitet e fundit, Los Blancos e kanë zgjeruar epërsinë e tyre. Ata kanë arritur në gjysmëfinale në nëntë nga 11 edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, duke fituar garën katër herë në atë periudhë.
Jose Mourinho i dha fund mallkimit në çerekfinale në sezonin 2010/11, me Real Madridin që do të arrinte gjysmëfinalen vitet e njëpasnjëshme deri në 2018/19.
Në dekadën e fundit, Real Madridi është paraqitur në tetë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me Barcelonën që vjen pas tyre me pesë.
Epoka e Zinedine Zidane
Kjo do të jetë gjysmëfinalja e katërt e Zidane në Ligën e Kampionëve si trajner i Los Blancos. Ai ka fituar trofeun në tre rastet kur ka qenë në gjysmëfinale deri më tani.
Trajneri francez me Realin e tij kanë eliminuar Manchester Cityn, Atletico Madridin dhe Bayern Munichun në këtë fazë.
➡️ NEXT UP: @ChelseaFC! #UCL | #HalaMadrid pic.twitter.com/GpOaoq6Otl
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 14, 2021
Chelsea tani është kundërshtari në këtë raundi këtë sezon.
Ata kurrë nuk janë takuar me Realin në Ligën e Kampionëve, me takimet e tyre të mëparshme që vijnë në Kupën e Fituesve të Kupave në sezonin 1970/71 dhe Superkupën e vitit 1997. Chelsea fitoi në të dy rastet.
/Telegrafi/