Real Madridi ka fituar 3-1 ndaj Sevillas në kuadër të javës së 11-të në La liga.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Luka Modric, me Vinicius Junior që ishte asistuesi.
Me këtë gol të vetëm nga kroati edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.
🙌 ¡A TUS PIES, @lukamodric10! 🙌 pic.twitter.com/wzlmHEP5By
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 22, 2022
Ishte minuta e 54-të e takimit, kur Sevilla e barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Erik Lamelas, ndërsa Montiel ishte asistuesi.
Por, kampioni në fuqi nuk u dorëzua deri në minutat e fundit dhe ia doli ta rikthente epërsinë.
Në minutën e 79-të, Vinicius ishte sërish asistuesi, ndërsa Lucas Vazquez realizoi për 2-1.
⚽ 81' | 3-1 | ¡¡¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLAZO de@fedeevalverde!!!#RealMadridSevillaFC | #FIFA23 pic.twitter.com/avbLxd2EwJ
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 22, 2022
Për golin e tretë u përkujdes Federico Valverde (81’), gjersa Marcos Asensio ishte në rolin e asistuesit.
Pas javës së 11-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të takohet me Gironan. /Telegrafi/